Kosovë Lajme

Përparim Rama i bashkohet nismës për drejtësi për krerët e UÇK-së, firmos në mbështetje të tyre

    Në kuadër të iniciativave në mbështetje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët mund të shprehin mbështetjen e tyre.

    Në mbështetje të kësaj iniciative, sot kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ekipin e tij, iu bashkua simbolikisht fushatës.

    “Në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.

    Sot, kryetari i kryeqytetit, së bashku me ekipin e kryeqytetit, do të bashkohen simbolikisht me këtë iniciativë, duke nënshkruar në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së. Data: E premte, 28 gusht 2026. Ora: 14:00. Vendi: Hapësira publike pranë Reporting House-it”, thuhet në njoftimin e komunës.