Çmim për vepër jetësore për aktorin dhe regjisorin Vebi Qerimi
Aktori, regjisori dhe pedagogu i njohur Vebi Qerimi është nderuar me çmimin për vepër jetësore, si vlerësim për kontributin e tij shumëvjeçar në teatër, film dhe edukimin artistik. I lindur në vitin 1955 në Kumanovë, ai diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup në vitin 1979, në klasën e profesorit dhe regjisorit Ljubisha Georgievski.
