Gjermania thirrje shtetasve të saj të largohen nga Irani
Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje shtetasve gjermanë që të largohen nga Irani. Sipas një zëdhënësi të saj, ende ka fluturime komerciale që ndihmojnë largimin nga vendi, ndërsa është e mundur edhe dalja përmes rrugëve tokësore. Sipas listës për parandalimin e krizave të Ministrisë së Jashtme gjermane, aktualisht në Republikën Islamike ndodhen ende
