Kosovë Lajme

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, flasin për situatën e sigurisë

    Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

    Në njoftimin e Presidencës për takimin thuhet se Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë.

    “Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu thuhet se Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulë për marrjen e detyrës.