Lajme

Lajme

Rajon

Kreu i Preshevës Ardita Sinani: S’është faji i Maqedonisë, për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në Pastel të TV21 tha se institucionet e Serbisë janë fajtorë për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc. Sinani tha se MPB-ja serbe arsyetohet me faktin që pika kufitare është në afërsi të vendbanimeve, gjë që thotë se është absurde. “Nuk është faji nga ana e Maqedonisë së Veriut,

Lexo më shumë
Botë Lajme

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dosjet “Epstein”

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbehur ndjeshëm mundësinë e ngritjes së akuzave të reja penale bazuar në dokumentet e sapo publikuara të çështjes “Epstein”. Pavarësisht publikimit masiv të dokumenteve që nga e premtja, qëndrimi i Departamentit mbetet i pandryshuar nga ai i verës së kaluar: nuk ka bazë ligjore për hetime të reja. “Ka shumë

Lexo më shumë
Maqedoni

Arben Fetai emërohet në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë

Koordinatori Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Latif Arifi, ka njoftuar se zv kryeministri Arben Fetai është emëruar në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke e cilësuar këtë vendim si një moment kyç në forcimin e luftës kundër korrupsionit. Sipas Arifit, emërimi

Lexo më shumë
Botë Lajme

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Sipas The Daily Mail të Londrës, që i referohet ekspertëve të shërbimeve sekrete, Jeffrey Epstein, financier pedofil amerikan i gjetur i vdekur në një qeli të një burgu në Nju Jork në 2019, drejtonte operacionin më të madh seksual për të vënë në kurth njerëz të fuqishëm të botës, në emër të ish-KGB-së ruse, në

Lexo më shumë
Botë Lajme

Turqi: Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur

Tetë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus në Antalia, një qytet i madh turistik në Turqinë jugore, tha guvernatori i Antalias. “Tetë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe 26 u plagosën. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale”, u tha gazetarëve guvernatori Hulusi Sahin, pa specifikuar nëse

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Ish-sekretarit të KiE-së që angazhohej kundër Kosovës i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein. Në vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se mafia kishte marrë nën kontroll një pjesë të madhe

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Nis intervistimi i kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë

Në stacionin policor në Mitrovicë janë duke u intervistuar kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit për shkak të dyshimit për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetor 2025. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë 43 persona që do të intervistohen për shkak të dyshimit për manipulim të votave në komunat

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në rrugën Pejë – Kuqishtë. Kjo ka bërë që kjo rrugë të bllokohet për qarkullimin e veturave. Në disa pamje të siguruara nga Press7.tv shihen gur të mëdhenjtë që kanë bllokuar rrugën. Ndërsa në një video të publikuar nga mediat lokale, shihet një veturë golf5 me tabela

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin e 36-vjetorit të vrasjes së Elfete Humollit, e cila u vra gjatë demonstratave të popullit në Lupç të Poshtëm, dy javë para se të mbushte 17 vjeç. Ai kujtoi rëndësinë e qëndresës së nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta që i paraprinë kryengritjes së armatosur.

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Gjuajtje me armë e goditje me veturë – tre të lënduar e një i arrestuar në Prishtinë

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, raportohet se ka ndodhur një incident me armë zjarri ndërmjet dy grupeve, ku janë përfshirë katër persona të dyshuar. Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona

Lexo më shumë