Një tjetër hap drejt fuqizimit të ushtrisë, investime milionëshe për kushte më të mira të FSK-së
Ministria e Mbrojtës e udhëhequr nga ministri në detyrë, Ejup Maqedonci ka paraqitur kërkesë për realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të modernizimit të FSK-së, që parasheh ndërtimin e objekteve të reja të akomodimit në tri kazerma të vendit. Sipas dokumentit zyrtar në E-prokurim, projekti është ndarë në tri pjesë dhe përfshin
