Konjufca takon ambasadoren Eevamari Laaksonen: Kosova dhe Finlanda thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe reformat europiane
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës
