Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka treguar që negociatat për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës. “Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të
