Blerje votash në Kukës, një i arrestuar dhe një në kërkim
Policia e Kukësit ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka dhënë vlera monetare për orientimin e votës së qytetarëve ndaj një subjekti politik. Sipas asaj që njofton policia i riu i arrestuar është banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.