Shaip Kamberi kërkon sqarime nga Qeveria e Serbisë, për bllokimin e donacioneve nga Kosova ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar
Shaip Kamberi i ka parashtruar pyetje parlamentare Kryeministrit të Serbia dhe Guvernatorit të Bankës Popullore të Serbisë lidhur me bllokimin e donacioneve që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga buxheti i Kosovës përmes bankave komerciale në Serbi. Ai ka kërkuar të dijë nëse ekziston ndonjë vendim zyrtar që kufizon ose ndalon këto transfere financiare, mbi çfarë
