Pritet takim i nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen, ka bërë thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të dala nga dialogu, në takimin që ka pasur me presidentin serb. Ai dhe Aleksandër Vuçiq u takuan në Bruksel ku diskutuan Marrëveshjen e Ohrit dhe hapat konkretë në një sërë çështjesh teknike të dialogut.
