FSK-ja thotë se po hetohen rrethanat e lëndimit të ushtarit gjatë stërvitjeve
Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhënë detaje lidhur me lëndimin e një ushtari gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në fshatin Babaj të Bokës. Është bërë e ditur se rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale. Sipas njoftimit nga Drejtoria e Informimit të FSK-së për
