Kosovë Lajme

Iseni në Kosovë, uron Policinë për 27-vjetorin e themelimit

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, me ftesë të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Enver Dugolli, mori pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

    Në këtë ceremoni, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe sektorit të sigurisë, u vlerësua roli dhe kontributi i Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.

    Me këtë rast, Iseni uroi Policinë e Kosovës për 27-vjetorin, duke vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet institucioneve të dy vendeve dhe duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më tej, në interes të sigurisë dhe qytetarëve të të dyja vendeve.