Shqipëri

100 ditë protestë/ Qytetarët paralajmërojnë pjesëmarrje masive: Sot rrethojmë Kryeministrinë

Screenshot

    Edhe pas 100 ditësh në shesh protesta nuk ndalet, ndërsa aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë sot një tubim edhe më të madh para Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje që godina e qeverisë të rrethohet, ashtu si gjatë protestës së disa ditëve më parë.

    Krahas protestës së sotme, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për mosbindje civile, duke e konsideruar atë si fazën e radhës të aksionit kundër qeverisë. Mobilizimi pritet të vijojë edhe nesër para Kuvendit, ku nis seanca e parë parlamentare pas pushimeve të gushtit. Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec. Me kalimin e javëve, kërkesat u zgjeruan dhe morën karakter më të gjerë politik.

    Prej 100 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.