Maqedoni

Inxhinieri nga Tetova u zgjodh drejtor i AEK-ut

Sot është zgjedhur drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një prej institucioneve më të rëndësishme rregullatore në vend, me buxhet të konsiderueshëm dhe paga të larta.

Inxhinieri i Elektroteknikës, Nusret Haliti nga Tetova është zgjedhur për të udhëhequr me këtë Agjenci, informon “tetova1”.

Nusret Haliti është Magjistër i Shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Agjencia luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të telekomunikacionit, mbikëqyrjen e operatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme, si dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe kompanive.

Në vazhdim CV e drejtorit të posazgjedhur të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

Exit mobile version