Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke shprehur pikëllimin e tij të thellë për këtë humbje.
Në reagimin e tij, Qoku theksoi se largimi i Qosjes përbën një humbje të madhe për kulturën dhe mendimin shqiptar, duke vlerësuar lart kontributin e tij në letërsi, publicistikë dhe shkencë.
Ai gjithashtu u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të akademikut, duke theksuar se kujtimi dhe vepra e Rexhep Qosjes do të mbeten të përjetshme për brezat që vijnë.

