Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, është pjesë e delegacionit nga Kuvendi i RVM-së që po merr pjesë në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Stamboll, Turqi, e cila po zhvillohet nga 15 deri më 19 prill 2026, nën organizimin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.
Në kuadër të kësaj Asambleje po zhvillohen debate dhe sesione mbi çështje të rëndësishme si paqja dhe siguria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i qëndrueshëm, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në nivel ndërkombëtar.
Një ndër temat kryesore është edhe zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të IPU-së dhe miratimi i strategjisë për periudhën 2027–2032. Gjithashtu, këtë vit shënohet 50-vjetori i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentarëve, i cili përfaqëson një mekanizëm unik ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

