Kosovë Lajme

Bie për një cent çmimi i naftës

    Nafta, benzina dhe gazi sot në Kosovë do të kushtojnë nga një cent më lirë se të mërkurën (dje).

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se një litër naftë sot (16 prill) mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.75 euro.

    Çmimi i benzinës sipas njoftimit është 1.43 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.88 euro për litër.

    Të mërkurën çmimi i naftës ishte 1.76 euro për litër, i benzinës është 1.44 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.89 euro.

    Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

    Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.

    Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje.