Kosovë Lajme

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak.

Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se ata shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë temash, duke përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.

“Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin e gjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme” deklaron KFOR-i.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Exit mobile version