Sport

Një ëndërr u shua, por tjetra vazhdon për Kosovën, synimi Kampionati Evropian

    Mbrëmë u shua një ëndërr për Kosovën, ajo e kualifikimit në Kampionatin Botëror.

    ”Dardanët” ishin një hap larg historisë, por në finale të play-offit, pësuan humbje 1-0 nga Turqia.

    Kosova tashmë synimi do ta ketë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2028, ku do të bashkëorganizohet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda.

    Shorti për kulifikueset e Evropianit ende nuk është bërë i ditur, pasi fillimisht do të përfundoj sezoni tjetër i Nations League, ku Kosova tashmë i di kundërshtarët, dhe ka një mundësi për kualifikim.

    Kosova ndodhet në Grupin 3 të Ligës B, ku kundërshtarët e saj janë, Austria, Izraeli dhe Irlanda.

    Ndeshjet e Ligës së Kombeve zhvillohen nga muaji shtator, deri në muajin nëntor.