Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin tragjik në Vjenë të Austrisë ku humbin jetën tre kosovarë.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë më tronditi thellë.
“Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu.

