Botë Lajme

Ngjarja e rëndë në Austri, 4 viktimat nga rënia e skelës shtetas të Kosovës

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë.

    Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës.

    Viktimat sipas familjarëve ishin shtetas të Kosovës, raportojnë mediat e Kosovës.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.