Forca e Sigurisë Kosovës po e mbështetë Shqipërinë në një operacion kërkim-shpëtimi.
Presidentja Vjosa Osmani pas propozimit të Qeverisë ka autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkim të 24-vjeçarit që u raportua i zhdukur.
Në njoftimin e FSK-së është thënë se kërkesa për ndihmë ka ardhur nga Shqipëria, andaj Forca e Kosovës ka angazhuar një kontingjent.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për kërkimin e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.
“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”, njoftoi FSK.

