Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Egli Tako, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj komenteve negative që merr në rrjete sociale dhe portaleve.
Egli Tako tha se shpesh cënohet morali i saj ndërsa theksoi se një ditë më parë ka bërë kallëzim për një media që ka publikuar të pavërteta.
Mesa duket, pas kësaj interviste, Egli Tako ka marrë një tjetër vendim, për t’u larguar jashtë vendit. Arsyet nuk dihen.
Në instastory Egli Tako pa publikuar një foto nga makina teksa duket se po shkon drejt aeroportit ndërsa trafiku nuk mungon. Mbi foto ajo shkruan: “Ecni pak pra se iku avioni.”
“Njerëzit mendojnë se të pasurit të drejtën të shprehësh mendimin tënd të lirë, ti mund ta ofendosh dikë, ta bastardosh, ta degjenerosh, ti ke të gjithë të drejtën e botës, është mendimi jot.
Absolutisht jo. Arsyeja pse më vjen keq është për faktin që nuk mbahet përgjegjësia e duhur, sepse njerëzit mund të jenë të çfarëdo lloj klase shoqërie, të çfarëdo lloj formimi dhe aq kanë e aq bëjnë. Por përgjegjësia që duhet të mbahet nuk është ajo e duhura.
Funksionojnë pak më ndryshe gjërat. Por unë vazhdoj sërish të besoj te shteti, te drejtësia, vazhdoj sërish të besoj se Shqipëria ka premisa për t’u bërë një vend më i mirë, me produkte më të mira dhe me njerëz më të edukuar dhe më të mirë.
Me pjesën e komenteve jam mësuar. Domethënë kam ardhur në një pikë që komente nga individë të caktuar që unë se di kush janë, nuk më ndikojnë më në jetën time.
Ajo që nis të ndikojë është kur këta individë të panjohur marrin peshën për të qenë një referencë për një media, për një portal, të cilët janë të regjistruar si biznese në shtet. E këta duhet të mbajnë një përgjegjësi shumë të madhe për fjalët që nxjerrin nga goja dhe për titujt që shkruajnë.
Është shumë e freskët diçka që ka ndodhur. Unë jam rrahur shumë, u bë një vit. Në dhjetor bëhet fiks një vit që nga momenti që jam futur në “Big Brother” dhe gjithë kjo peripecia e daljes, e komenteve dhe lajmeve. Kurrë nuk kam dërguar një mesazh kundrejt dikujt, qoftë kërcënues, zero, nuk jam marrë fare.
As nuk jam drejtuar në organe kompetente, në institucione ligjore. Dje ka qenë hera e parë që kam ndërprerë xhirimet e mia, se ja kisha vënë vetes kusht: po pres edhe një, një që vërtetë ia vlen për t’i dhënë energji nëpër seanca gjyqësore.”-u shpreh Tako.
