Lajme Maqedoni

Astrit Iseni në Manastir: “22 Nëntori, ditë e krenarisë sonë kombëtare”

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, sot mori pjesë në aktivitetet e organizuara në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit Shqiptar.

    Nga qyteti simbol i kulturës dhe identitetit shqiptar, Iseni theksoi rëndësinë historike të Manastirit, vendi ku 117 vjet më parë u vendos standardizimi i alfabetit shqip – një nga arritjet më të mëdha kulturore të kombit.

    “Është kënaqësi të jemi sot në Manastir, në këtë vend të shenjtë për gjuhën tonë. Sot i nderojmë ata që i dhanë shqiptarëve një shtyllë thelbësore të identitetit – alfabetin. Gëzuar 22 Nëntorin!”, u shpreh Iseni.

    Ai shtoi se Dita e Alfabetit është një kujtesë e fortë për rëndësinë e arsimit, kulturës dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në një shoqëri multietnike.

    Aktivitetet për shënimin e kësaj dite u zhvilluan në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike e kulturore./press7.tv