Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti mbrëmë e ka vizituar vendin e zjarrit në Trubarevë, në objektin për riciklimin e baterive dhe mbeturinave elektronike.
https://www.facebook.com/izetmexhiti?ref=embed_video
“Me të drejtë ka shkaktuar shqetësim te të gjithë qytetarët. Erdha në Trubarevë dhe pashë me sytë e mi tmerrin që shkaktoi ky incident i rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjitha shërbimet kompetente – Ministria e Mjedisit Jetësor, ekipet e zjarrfikësve dhe institucionet e tjera – ndërhynë në kohën e duhur dhe situata aktualisht është nën kontroll. Që nga ora 14:00, inspektorët kanë qenë në terren dhe po matin cilësinë e ajrit. Rezultatet e para nga Inspektorati Shtetëror dhe laboratorët e specializuar priten shumë shpejt. Ato do të jenë të disponueshme publikisht menjëherë pas përpunimit të tyre. Deri atëherë, ju bëj thirrje të gjithëve të ndiqni rekomandimet e Ministrisë për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë suaj”, tha Mexhiti.
Në kumtesën e kabineitt të tij, ministri i Mjedisit Jetësor thekson se kompania në objektin e të cilit dje pasdite në Trubarevë shpërthue zjarr posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021.
“Jemi në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet për tejkalimin më të shpejtë dhe më efikas të kësaj fatkeqësie”, shton Mexhiti.