Sport

Rrahmani shënon golin e dytë

Përditësim, 21:28 – Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar golin e dytë për Sparta Pragën që është duke fituar 3:0 ndaj Zlinit, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit çek.

Rrahmani, i cili shënoi golin e parë në minutën e 31-të, shënoi edhe për 3:0 në minutën e 59-të.

Albion Rrahmani ka shënuar tjetër gol për Sparta Pragën. Ai të dielën mbrëma shënoi golin e epërsisë 1:0 për klubin elitar të Çekisë.

Rrahmani e realizoi golin në minutën e 31-të në duelin kundër Zlinit, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit të Çekisë.

Për sulmuesin 25-vjeçar është goli i shtatë në 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Sparta Pragës këtë edicion në të gjitha garat.

https://twitter.com/oneplaysportcz/status/1962225051333275699?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1962225051333275699%7Ctwgr%5E0fb846dbc56dc3227fe8864f528d137ef24daf7e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Ftjeter-gol-nga-albion-rrahmani-1

Exit mobile version