Lajme Maqedoni

LAMM: Në pikën kufitare Tabanoc, pritja është rreth 15 minuta

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Gjithashtu rekomandohet shpejtësi e rregulluar e lëvizjes, respektim i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Sipas LAMM, për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Exit mobile version