Mësohet se se të arrestuarit janë Xhemë dhe Bashkim Emini. Redaksia ka kontaktuar me një nga familjarët e tyre, por ai nuk është shprehur i gatshëm të flasë meqë, siç ka thënë, janë në gjendje të keqe emocionale të tij.
Ndërkohë, kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Qemajl Krasniqi, ka thënë dy të arrestuarit nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së.
“Në cilësinë e kryetarit të degës së OVL-UÇK-së në Rahovec, them me përgjegjësi se këta nuk janë në listën tonë të veteranëve”, tha Krasniqi në një përgjigje.
Serbia njofton se ka arrestuar dy persona me pretendime për krime lufte në Kosovë
Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar persona në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës ‘UÇK’, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe, J. M., dhe e çuan në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë çdo gjurmë e tij është humbur. J. M. ende figuron si person i zhdukur. Të dyshuarve, me miratimin e prokurorit publik të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime Lufte, u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës do të sillen në prokurorinë kompetente me një kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe.
KOHA është duke pritur informata nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe sapo t’i marrë teksti do të përditësohet.