Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratës së homologut të tij serb, Millosh Vuçeviq, i cili akuzoi Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti për “instrumentalizim të luftës kundër krimit me qëllime terrori dhe spastrim etnik”.
Në një reagim të drejtpërdrejtë, Maqedonci e cilësoi këtë deklaratë si një vazhdim i gjuhës së shefit të Vuçeviqit, Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe si frymëzim ideologjik nga “kryekrimineli Sllobodan Millosheviq”. Ai theksoi se Serbia, përmes politikës së saj shtetërore, mbetet burimi më i madh i destabilizimit dhe krimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Serbia po zhvillon një luftë hibride ndaj Republikës së Kosovës: nga militarizimi i zonave përreth kufirit, mbështetja e grupeve terroriste si ajo e udhëhequr nga Millan Radoiçiq, fushata dezinformuese, sabotazhet, e deri te lufta diplomatike,” theksoi Maqedonci. Ai shtoi se këto përpjekje synojnë të zbehin sovranitetin dhe ligjshmërinë e shtetit të Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes e quajti kulmin e hipokrizisë që Serbia, e cila organizon parada ushtarake për të frikësuar fqinjët, të akuzojë Kosovën për veprime legjitime brenda territorit të saj. Ai hodhi poshtë pretendimet serbe për përndjekje të komuniteteve jo-shqiptare, duke theksuar.rruga press