Kosovë Lajme

Takim në Prishtinë: Arben Fetai dhe Bekim Qoku, bashkë me delegacionin e Aleancës për Shqiptarët, takohen me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

    Sot në Prishtinë u zhvillua një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i përbërë nga Zëvendëskryeministri Arben Fetai, Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputetja Mimoza Musa, anëtari i kryesisë Bashkim Bakiu dhe zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët, Yllka Nuredini, u prit në selinë e Vetëvendosjes nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherësh Kryetari i VV-së, Albin Kurti, si dhe nga Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor në të dyja vendet, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërpartiak në interes të qytetarëve shqiptarë në rajon.

    Palët u pajtuan për nevojën e një komunikimi të rregullt dhe koordinimit strategjik, me qëllim të forcimit të përfaqësimit politik, nxitjes së progresit shoqëror dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Takimi u cilësua si hap i rëndësishëm drejt afrimit të mëtejshëm politik ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë në rajon./ press7.tv