Putin pranon se sulmet ukrainase po i shkaktojnë dëme ekonomike Rusisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar hapur se sulmet e shpeshta ukrainase ndaj infrastrukturës ruse po i shkaktojnë dëme ekonomisë dhe shoqërisë ruse. Javët e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve thellë brenda territorit rus, duke u përqendruar te rafineritë, depot dhe naftësjellësit që janë kyç për eksportin fitimprurës të naftës dhe gazit.
