Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar se politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në.
Sipas tij, më herët PDK “kërkonte të falen krimet e luftës”, ndërkaq tash po kërkon arrestime.
“Politika e Albinit për ta shtri sovranitetin në veri, po e përmirëson edhe PDK-në. Dikur zyrtarë të PDK-së thonin se për krime lufte Serbia duhet të falet e amnistohet, kurse tash po thonë se arrestimet e serbëve për krime lufte duhet të vazhdojnë”.
“Natyrisht se duhet të vazhdojnë, e për të vazhduar duhej të nisnin. Me Qeverinë Kurti edhe kanë filluar edhe do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

