Kosovë Lajme

Fillojnë punimet/ Rikonstruktimi i rrugës Arllat–Malishevë, merr pjesë edhe Kurti

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha do të marrin pjesë në fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, rrugë kjo e cila e lidhë komunën e Drenasit dhe të Malishevës.

    Vendfillimi i punimeve: Fshati Arllat, duke filluar nga ora 9.00.

    Gjatësia e kësaj rruge është : 11.765 m.

    Investimi: 1,847,061.21 euro.

    Afati i realizimit: 150 ditë pune.