Kosovë Lajme

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

xr:d:DAFq9O2qu4o:452,j:5422736235485203408,t:23090816

    Punëtorët e sektorit privat pritet që sot të përfitojnë mbështetjen financiare prej 100 eurosh, pjesë e masave të reja ekonomike të qeverisë.

    Sipas autoriteteve përgjegjëse në institucionet financiare, ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, në përputhje me vendimet e marra më herët.

    Gjithashtu është bërë e ditur se qytetarët që mund të kenë gabuar gjatë aplikimit nuk do të përjashtohen përfundimisht nga procesi. Ata do të kenë mundësi të riaplikojnë, ndërsa rastet e tyre do të shqyrtohen nga komisionet përkatëse.

    Masa financiare është pjesë e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e miratuar nga Qeveria, e cila parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për kategori të ndryshme, përfshirë pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit jo publik.

    Qëllimi i kësaj pakoje është lehtësimi i barrës financiare për qytetarët në një periudhë të rritjes së çmimeve dhe sfidave ekonomike.