Kosovë Lajme

Nis numërimi i votave me postë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë.

    Këtu mund t’i gjeni përditësimet e fundit nga KQZ nga votat e numëruara.

    Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike ka përfunduar tashmë dhe Vetëvendosje ka siguruar 83.23% të votave.

    Momentalisht, deri të shtunën, më 13.06.2026, ora 12:20, nga rezultatet e përmbledhura, LVV ka siguruar 50 ulëse, PDK, 23, LDK, 19 dhe AAK, 8.

    Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 132,212 votues, prej të cilëve, 100,970 ishin regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27,724 për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike