Maqedoni

Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i BDI-së: Dua të rreshtohem te veteranët

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë, duke deklaruar se dëshiron t’i bashkohet radhëve të veteranëve, transmeton Zyrtare.net.

    Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, Ahmeti tha se nuk synon të mbetet përgjithmonë kryetar partie dhe se dëshiron të vazhdojë angazhimin e tij politik nga një rol tjetër.

    “Unë nuk do të rri kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem tek veteranët dhe të shohin se si luftoj unë si veteran”, deklaroi Ahmeti.

    Kjo deklaratë u interpretua si një sinjal për përgatitjen e gjeneratave të reja brenda BDI-së për të marrë më shumë përgjegjësi në drejtimin e partisë, ndërsa Ahmeti theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në proceset politike edhe si veteran i kauzës shqiptare.