Kosovë Lajme

Kurti udhëtoi për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri.

    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

    Gjatë vizitës dyditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).