Kosovë Lajme

Albin Kurti: Mbrojtja e çdo vote është kusht për legjitimitetin e procesit zgjedhor

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për kujdes maksimal gjatë procesit të numërimit të votave, duke theksuar se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme duhet të mbrohet deri në fund.

    Kurti u shpreh se legjitimiteti dhe kredibiliteti i procesit zgjedhor varen nga ruajtja e integritetit të votës, ndërsa falënderoi komisionerët dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre.

    “Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, ka shkruar Kurti, duke bërë thirrje që çdo votë të numërohet me korrektësi.