Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit uroi që dita e zgjedhjeve të kalojë qetë dhe pa incidente, duke theksuar se Kosova ka ndërtuar një traditë të konsoliduar demokratike ndër vite.
Ai vlerësoi rolin e qytetarëve në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e treguar në proceset zgjedhore.
“Fituese është Kosova në fund të fundit”, deklaroi Konjufca, duke shprehur besimin se procesi zgjedhor do të përmbyllet me sukses.

