Kosovë Lajme

Glauk Konjufca merr pjesë sot në hapjen e shtabit të Vetëvendosjes në Shkup

    Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë sot hapjen zyrtare të shtabit në Çarshi të Shkupit, në kuadër të organizimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

    Hapja do të mbahet në ora 18:00, në lokacionin përballë qebaptores “Pçella”, ndërsa qytetarët dhe përkrahësit janë ftuar të marrin pjesë në këtë organizim politik në Shkup.

    Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Glauk Konjufca, Valon Ramadani dhe Shqipe Isufi, si dhe përfaqësues të tjerë politikë.

    Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ka bërë apel për pjesëmarrje sa më masive në hapjen e shtabit në Çarshi të Shkupit.

    Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Qoku ka theksuar se mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në Kosovë, duke potencuar rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet parlamentare. Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë së bashku me familjarë dhe miq në atmosferën festive të organizuar nga Vetëvendosje në Shkup.