Kosovë Lajme

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

    Operatorët për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kontingjentet austriake dhe rumune, kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë një operacioni shpërthimi në një gurore pranë Kaçanikut.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti është realizuar nën koordinimin e inxhinierëve të përbashkët të shtabit të KFOR-it dhe në bashkëpunim të ngushtë me inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM).

    KFOR ka theksuar se ky angazhim i rregullt dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet lokale, forcimin e partneriteteve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

    Misioni i NATO-s rikujtoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.