Maqedoni

VLEN: BDI dhe Bujar Osmani të përgjigjen për lidhjet me Stajiqin

    Koalicioni VLEN ka kërkuar nga BDI dhe Bujar Osmani që të japin përgjigje publike lidhur me raportet me Vlladimir Stajiqin, konsullin e nderit të Serbisë në Maqedoninë e Veriut.

    Në reagimin e tyre, VLEN thotë se sa më shumë që BDI flet për ndikim serb, aq më shumë dalin në pah, sipas tyre, lidhjet dhe kontaktet me figura të afërta me Serbinë. Ata përmendin Ballkanin e Hapur, Ohrin, Shën Naumin dhe praninë e Stajiqit në pritje zyrtare gjatë kohës kur Osmani kryesonte OSBE-në.

    VLEN pyet publikisht se kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin, kush e ftoi në pritjet zyrtare dhe çfarë raporti kishte me të, duke shtuar se qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën.

    Në fund, VLEN thekson se është kundër çdo ndikimi serb dhe çdo projekti që, sipas tyre, dëmton Kosovën dhe rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.