Maqedoni

Protesta e dytë studentore më 18 maj në Shkup: “Si të parët tanë për këtë amanet!”

    Studentët e universiteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut për të hënën e javës tjetër, gjegjësisht më 18 maj, kanë paralajmëruar protestën e dytë për të drejtat e tyre për mbrojtjen dhe dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.

    Kreu i lëvizjes studentore të këtyre protestave përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar për protestën e dytë me porosinë: “Si të parët tanë për këtë amanet!”. Ai ka bërë thirrje për përkrahje masive për të drejtat e tyre legjitime.

    Protesta e dytë vjen pas asaj të mbajtur një muaj më parë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë, ku u kërkua e drejta për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe provimeve tjera shtetërore në gjuhën shqipe, një e drejtë sipas tyre që garantohet edhe me Kushtetutë. Por deri më tani, nuk është ndërmarrë ndonjë vendim institucional lidhur me realizimin dhe plotësimin e kësaj të drejte studentore.