Kosovë Lajme

Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

xr:d:DAFq9O2qu4o:452,j:5422736235485203408,t:23090816

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, Kurti do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila mbahet në Schloss Bensberg.

    Ai pritet të bëjë hapjen e konferencës, si dhe të zhvillojë takime me kompani dhe përfaqësues të ndryshëm pjesëmarrës në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila fokusohet në zhvillimet e industrisë së së ardhmes dhe inovacionit.