Rajon

E shfaqi flamurin e Republika Srpskas, Kroacia dëbon serbin

    Policia e Istrës në Kroaci njoftoi të hënën se gjatë javës së kaluar një shtetas 23-vjeçar nga Bosnjë-Hercegovina, e që raportohet të ishte serb, ka valëvitur flamurin e Republika Srpskas në ballkonin e një hoteli.

    Valëvitja e flamurit është bërë në sy të publikut, ndërsa është publikuar edhe videoja e atij momenti.

    Kështu serbi ka shkaktuar trazirë publike dhe është dënuar, kanë njoftuar mediumet kroate.

    Flamuri i Republika Srpskas është konfiskuar, ndërsa i riu është gjobitur për kundërvajtje.

    Ai po ashtu është dëbuar nga Republika e Kroacisë, kurse i është ndaluar hyrja për gjashtë muaj.

    Në video shihen shumë të rinj në ballkonin e hotelit. Janë dëgjuar edhe këngë çetnike.