Kosovë Lajme

Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim e Kosovës në NATO

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka përshëndetur nismën e tre kongresistëve amerikanë për një rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    Ai e quajti këtë nismë hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.

    “E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

    Konjufca më tej tha se vendi ka gatishmëri për kontribut rreth sigurisë.

    “Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka shkruar Konjufca.