Botë Lajme

Presidenti i Iranit i bën thirrje SHBA-së t’i japë fund bllokadës

    Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se vendi i tij nuk do të negociojë derisa Shtetet e Bashkuara ta mbajnë në fuqi bllokadën e porteve, raportojnë agjencitë iraniane të lajmeve “ISNA” dhe “Tasnim”.

    Pezeshkian raportohet se i ka thënë kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, gjatë një telefonave të shtunën mbrëma se SHBA-ja “duhet t’i heqë pengesat operacionale, përfshirë bllokadën”, për ta lejuar një raund të ri negociatash.

    Kryeministri pakistanez e përshkroi telefonatën si “një diskutim të ngrohtë dhe konstruktiv”.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, përfundoi të shtunën një qëndrim njëditor në kryeqendrën e Pakistanit, Islamabad, ku u takua me zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë të Pakistanit.

    Udhëtimi nuk solli ndonjë përparim në përpjekjet për t’i rinisur negociatat, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, anuloi udhëtimin për në Islamabad të emisarëve të tij.