Kryetarja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, Amina Nuraj, ka nisur një aksion humanitar për të mbështetur nxënësit e këtij rajoni, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për blerjen e çantave dhe mjeteve shkollore, përcjell INA.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e saj të plotë:
“THIRRJE PËR AKSION: TË NDIHMOJMË FËMIJËT E SANXHAKUT!
Të nderuar atdhetarë, vëllezër dhe motra,
Shtatori po afrohet dhe shumë fëmijë në Sanxhak kanë nevojë për ndihmën tonë që ta fillojnë shkollën me dinjitet. Kemi nisur aksionin për grumbullimin e mjeteve për çanta shkollore dhe pajisje mësimore.
E dimë që çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e vet, por për shumë familje në Sanxhak, kjo barrë është e rëndë. Le t’ua lehtësojmë këtë rrugëtim!
LUTJE PËR ÇDO ATDHETAR:
Kontribuoni sa të keni mundësi. Nuk ka ndihmë të vogël kur bëhet me zemër. Ta tregojmë solidaritetin tonë si komb dhe t’u dërgojmë mesazhin fëmijëve të Sanxhakut se nuk janë vetëm!
SI TË NDIHMONI:
• Na shkruani në Inbox për çdo detaj tjetër.
Zoti ju shpërbleftë për bujarinë!,” shkruan Amina Nuraj – Kryetare e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak”. (INA)

