Kosovë Lajme

Kurti e nis ditën në një takim me shefen e BE-së, i theksohet nevoja për depolitizimin e KQZ-së

    Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në takim u prezantua raporti i gjetjes së misionit të ekspertëve të zgjedhjeve të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare.

    Në komunikatë thuhet se u theksua nevoja për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor.